Aktorja dhe këngëtarja amerikane Selena Gomez, e cila fitoi famë globale si ylli i “Wizards of Waverly Place” të Disney Channel, tha se kishte shprehje të ndaluara.
Ajo tregon se e kishte të ndaluar të thoshte frazën “Çfarë dreqin?”, për t’u dukur një “fëmijë i mirë” sipas standardeve të kompanisë.
“Unë nuk isha një fëmijë i padisiplinuar në asnjë mënyrë, por isha në Disney, kështu që nuk duhej të thosha: “Çfarë dreqin?” para kujtdo”, tha ajo .
‘Tani, unë besoj se të jesh modeli më i mirë i mundshëm do të thotë të jesh i sinqertë, edhe me pjesët e shëmtuara dhe të komplikuara të tuat.’
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/selenagomez/