Që në hyrje të spektaklit, Bledi Mane është shprehur se ka një surprizë për një nga vajzat e shtëpisë.
Ai ka marrë fjalën për të shprehur një vendim lidhur me largimin e tij nga shtëpia e famshme.
“Ka nisur një luftë e ashpër mes llojit” kështu e ka nisur fjalimin e tij gazetari i njohur, duke vazhduar me vendimin që të largohet në vend të Kiarës.
Ai e cilësoi Kiarën si një balancë për të qetësuar ‘gjakërat’ mes banorëve në shtëpi, të cilët kanë nisur një luftë të ashpër mes njëri-tjetrit.
Ai është shprehur se ajo shtëpi ka nevojë për Kiarën.
Ky vendim ka ndezur diskutimet e zjarrta në shtëpi.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/