ShowBiz

Lë pas sëmundjen e rëndë, Celine Dion merr pjesë për herë të parë në një film

Këngëtarja e njohur, Celine Dion duket se e ka hedhur pas sëmundjen e rend duke debutuar për herë të parë në një film.

Ajo do marrë pjesë në një film të zhanrit komedi romantike “Love again” me Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heung.

Dhje ky është roli i saj i parë në film. Traileri i publikuar është i mbushur me melodi të reja muzikore nga këngëtarja e dashur ashtu si filmi.

“Është një histori e mrekullueshme dhe e këndshme dhe shpresoj që njerëzve të pëlqehet po aq sa këngët e reja”, tha Dion për revistën People.

“Love again” ka në qendër protagonisten Mira, e cila mban zi për vdekjen e të fejuarit të saj. Ajo i dërgon një sërë mesazhesh romantike në numrin e tij të vjetër të celularit, pa e ditur që numrin ia ka dhënë një personi të ri, pikërisht Robit, i cili është gazetar dhe është magjepsur nga tekstet e saj të bukura rrëfimtare.

Linku: https://people.com/movies/love-again-trailer-photos-celine-dion-priyanka-chopra-sam-heughan-exclusive/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COxjxLrHiqT/