ShowBiz

Nuk do t’i nominonte kurrë, Luizi zbulon tre emrat e banorëve

Gjatë një bisede me banorët lidhur me nominimet, Luizi është shprehur se ka disa emra të cilët nuk do t’i nominonte kurrë.

Ai tregoi se ishin vetëm tre të tillë, të cilët këngëtari i cilësoi si tabu nëse i nominonte.

“Automatikisht nga ky moment unë kam tre emra, jo tre emra, janë më shumë, por tre emra që janë tabu, që nuk i nominoj kurrë. Tabu i kam këto tre emra. Se mund të nominoj edhe për arsye duke parë lojën se si është, mund ta nominoj, por jo se dua ta djeg, po se janë rrethanat. Unë kam folur dhe nuk e luan topi.  Një që dihet publikisht është Nita Latifi që unë nuk e përmend kurrë, në asnjë lloj nominimi. Ja kam thënë në sy”, tha ai.

Edhe pse dy të tjerët ai nuk i përmendi, dyshohet të jenë, Tani dhe Valbona.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Co66q81MvRy/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoslrqnM6l0/?utm_source=ig_web_copy_link