ShowBiz

Reagon për herë të parë e ëma e Kristit, ja çfarë mendon ajo për lojën e tij në BBV

Krist Aliaj është konsideruar si një nga banorët më të fortë në formatin e njohur, “Big Brother VIP”.

I ati i tij artisti i njohur, Robert Aliaj, here pas here është bërë pjesë e emisioneve të ndryshme për të komentuar rreth lojës së të birit.

Mirëpo nuk ka pasur asnjë reagim nga nëna e Kristit.

Së fundmi banorët janë lidhur me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar diskutime të ndryshme rreth formatit.

Ku një moment i është dedikuar Kristit, i cili ka marrë një videomesazh nga e ëma.

Ajo është shprehur se nga njëra anë e mbështet të birin dhe i pëlqen mënyra se si po vepron në shtëpinë e famshme, ndërsa nga ana tjetër nuk ndihet mire për sa i përketë komenteve nga publiku.

“Po më duket sikur po jetojmë dy jetë paralele. Jetën reale dhe atë virtuale që shohim në ekran. Të shoh kur bën stërvitje, kur fle, kur je me Keisin. Aty janë krijuar situata të vështira. Dhunë, denigrime, ofendime. Aty bëhet një luftë e madhe dominancë ku përballen persona me pikëpamje të ndryshme. Ti e kë përballuar dhe argumente.

Çfarë më ka zhgënjyer që ti për hir të vetes nuk e ke tradhtuar veten. Ti je i mençur, i qetë dhe i balancuar. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare dhe si prind, për turmën jashtë në komente, për denigrimin që u është bërë banorëve dhe prindërve t tjerë. Kristi mami të përqafon fort nga larg”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb7PQhIN9024Dxr18zWNdXzpEzoqhMbKv19wHo0/