ShowBiz

Mes dy historive, Kristi flet për Keisin dhe lidhjen që ka lënë jashtë shtëpisë vip

Kristi kur vjen puna tek jeta personale dhe pse është në shtëpinë vip është treguar i rezervuar.

Ai sonte është pyetur mbi jetën private që ka lënë jashtë.

Kristi u shpreh se në letrën e Shën Valentinit ka dashur të shkruajë por ndjesitë e kanë çuar ta lejë bosh.

Para se të futesha në Big Brother u ndam. Me Keisin kam një pëlqim të vërtetë. Po i bëj gjërat sepse i ndjej.

Nuk e di çfarë mendon ish e dashura ime sepse jam këtu.

A ka lënë diçka pezull Kristi jashtë? Kristi shprehet se situatat kanë qenë të vështira dhe pasojat i merr përsipër vetë. Ai i thotë Keisit që nuk më penngon asgjë për të vazhduar me ty.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me fillimin e romancës së Kristit me Keisin ka reaguar ish e dashura e tij.

Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/