ShowBiz

E prek në pikën e saj të dobët, Qetsori bën për të qarë Oltën

Qetsori është rikthyer fuqishëm në “Big Brother VIP”.

Ai është bërë shumë shpejt pjesë e shumë polemikave në shtëpinë e famshme.

Së fundmi teksa bisedonte me Oltën, Qetsori e ka bërë për të qarë aktoren.

Gjatë bisedës Olta i është shprehur Qetsorit se ka vendosur që të mos i shfaq emocionet e saj në shtëpinë e famshme, pasi sipas saj do ta penalizonin për lojën e saj.

Ndërsa i zbuloi se ka mbajtur për brenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.

Qetsori i është shprehur Oltës se ajo rrezikon të ftohet emocionalisht, pasi nuk shpreh ndjenjat dhe emocionet për të birin.

Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.
Sigurisht fjalët e Qetsorit përlotën Oltësn, e cila i tha: Si mund të ftohet zemra e jë nëne?

Linku: https://www.instagram.com/p/CpaNnKIvw3j/

Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpaNnKIvw3j/