Jori dhe Luizi duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Dyshja po shihet nga publiku sikur kanë nisur flirtimet e para mes tyre.
Ka qënë edhe vetë Luizi ai, i cili është shprehur se Jori ka një lloj ndikimi tek ai, që nuk e ka asnjë banorë tjetër në shtëpi.
Ndërsa rrjeti po çmendet me afrimitetin e tyre, ka qënë edhe Beniada, e cila ka shprehur fjalën e saj lidhur me këtë situatë.
Gjatë emisionit “Procesi sportiv”, modeles i është drejtuar pyetja për Jori, ndërsa ajo fillimisht është shprehur konfuze më pas ka pohuar se sipas saj Jori nuk ka hyrë me qëllime të tilla.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di.
Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, është shprehur Beniada.
Linku: https://youtu.be/XlkPyF11HYM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpGAzmENP0o/?utm_source=ig_web_copy_link