Edhe pak ditë na ndajnë nga atmosfera festive për Ditën e Verës.
Tashmë është bërë traditë që në Tiranë dhe çdo qytet të organizohen aktivitete argëtuese për qytetarët me muzikë dhe lojra të ndryshme.
Këtë vit e ftuara e nderit për të përformuar në datë 14 mars në Tiranë është Enisa Nikaj.
Këngëtarja e njohur shqiptare jeton në ShBA prej vitesh ku ka ngjitur jo pak shkallë suksesi.
Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj me një postim në rrjete sociale.
Është Dita e Verës, festa e të gjithë shqiptarëve. Ejani të kërcejmë bashkë nën ritmin e këngëve të këngëtares së talentuar, shkruan Veliaj krahas postimit.
Linku: https://www.instagram.com/p/CpdQEMAs4Yt/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cissfy-JcHx/