ShowBiz

“Se përballoj dot më”, rëndohet gjendja e Olta Gixharit brenda shtëpisë së famshme

Dita e sotme ka nisur me energji jo shumë pozitive për aktoren e njohur, Olta Gixhari.

Teksa qëndronte me disa nga banoret në tavolinën e ngrënies, Olta është shprehur se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg.

Sipas saj ajo kishte ardhur vetëm për një muaj, mirëpo vrulli i lojës nisi t’i pëlqej, ndaj ka vendosur të qëndrojë më shumë.

Ajo nis të qajë teksa u shpreh se dëshiron të largohet pasi mungesa e Amar po e shkatërron.

“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.

Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja.

Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, është shprehur aktorja e prekur.

 

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cppj_NcNQKd/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CppkEM9JPcp/