Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh i shoqëruar me vonesë në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçantë te njeriu i cili posedon kromozomin e 21. Me përparimet që janë bërë në fushën e biologjisë molekulare është zbuluar se, njerëzit me Sindromën Down kanë 47 kromozome në secilën qelizë në vend që të kenë 46.
Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down. Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.
Disa nga simptomat dhe karakteristikat e Sindromit Down janë:
Probleme të të folurit.
Aftësi të çuditshme.
Shenja të bardha në irisin e syrit.
Duart dhe këmbët e vogla.
Shtat i shkurtër.
Ton i dobët i muskujve.
Linku: arkiva news
Burimi i fotos:pexele.com