ShowBiz

“Më gjeti lodrën e seksit”, Kiara Tito rrëfen momentin më të sikletshëm me të ëmën

Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk kanë munguar pyetjet pikante për Oltën dhe Kiarën.

Dy vajzat kanë ngrënë një darkë dhe kanë kaluar disa momente larg banorëve të tjerë në suite.

Ato janë përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve pikante.

Ndër të tjerat një pyetje lidhej me faktin nëse ndonjëra prej tyre kishte blerë lodra seksi.

Kiara fillimisht hezitoi më pas tregoi një situatë të sikletshme ku ishte përfshirë dhe e ëma e saj.

Ajo tregoi se mikeshat për shaka i kishin blerë një lodër të tillë, mirëpo një ditë e ëma ia kishte gjetur.

“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje.  Ka qenë një shaka, batutë e brendshme mes nesh, edhe më erdhën për ditëlindje me një gjë.

Dhe pastaj mami, duke bërë punët e shtëpisë e gjeti. E kisha fshehur diku, por ajo e gjeti. Më ka kapur një turp, që ç’të të them. Dhe s’kisha as si e shpjegoja si kishte përfunduar aty, e kupton.

Më tha mami ‘ta marr e ta hedh nga dritarja’. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoje mos. Jo ishte shumë e sikleteshme, një nga momentet më të sikletshme që kam pasur në shtëpi”, tregoi Kiara duke qeshur.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CqNbKbJDNjG/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnIXfM_LynK/?utm_source=ig_web_copy_link