ShowBiz

Ditë zie për Top Channel, Big Brother VIP vendos banorët përpara një zgjedhjeje

Këto ditë kanë qënë jo të lehta për kompaninë mediatike Top Channel.

Pas sulmit drejt këtij televizioni, “Big Brother VIP” ka vendosur që të nisë spektaklin ndryshe dhe madje mos të zhvillohet plotësisht.

Me një studio të zbrazët Arbana u ka dhënë lajmin e trishtë banorëve, të cilët janë prekur.

Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që të vendosin nëse do të qëndrojnë apo jo, pas këtij lajmi.

Secili prej tyre do të ketë një telefonatë nga familjarët për t’u qetësuar në mënyrë që të marrin një vendim sa më të sigurt për vazhdimin e qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/