Dyshja e njohur, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dinë se si të tërheqin herë pas here vëmendjen e mediave rozë.
Së fundmi këngëtarja e njohur, ka nxitur dyshimet se mund të ketë filluar një histori të re dashurie.
Ajo ka publikuar një foto në ashensor përkrah një mashkulli misterioz duke ia mbuluar fytyrën me një shkrim “dashuria ime”.
Mirëpo ajo që ka trazuar rrjetin është deklarata e Fisnik Sylës.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur lidhur me foton e Fjollës pasi sipas tij dyshon se mund të jetë vetë biznesmeni.
“Ndoshta jam unë”, shkruan Fisniku duke nxitur dyshimet për një bashkim me këngëtaren.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fisnik.sylaa/3067997196951896676
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJohmjjhzNx6mzZ-Bp9RqVU-VakoSLImtTZYyk0/