Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP” iu komunikua banorëve , ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në institucionin e Top Channel.
Menjëherë pas dhënies së këtij lajmin në shtëpi mbizotëroi heshtja dhe pikëllimi.
Për të thyer këtë gjendje të trishtueshme brenda shtëpisë së famshme dhe për të uruar Nitën për ditëlindje, janë futur opinionistët e formatit, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari.
Gjatë darkës me banorët, Luizi ka tentuar që të pyesë Arbrin për Kiarën, por ai është shprehur se nuk i lejohet të flasë për këtë temë.
Pjesë nga biseda:
Luizi e pyeti Arbrin në lidhje me Kiarën se si është.
Arbër Hajdari: Nuk lejohet me fol për lojën
Luizi: Mirë, po si është Kiara
Arnër Hajdari: Mirë, top janë të gjithë
Luizi: Më ka kput malli për zoten. 90 ditë me të o vlla , 91 ditë
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqWSRmpPlk2/