ShowBiz

Tifoze e dashurisë së Kiarës dhe Luizit, gjyshja e moderatores shfaqet e prekur për këtë arsye

Kiara Tito është padyshim një nga figurat më të komentuara të momentit.

Historia e saj e dashurisë me Luizin vazhdon të komentohet edhe pas daljes së saj nga shtëpia e famshme.

Moderatorja e njohur, ka nisur të bëhet aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka postuar një video ku protagoniste është gjyshja e saj.

Teksa sheh përmes televizorit banorët e “Big Brother VIP”, gjyshja e Kiarës mbështet hapur dashurinë e moderatores me Luizin.

“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën”, është shprehur gjyshe Leta.

Mirëpo mesa duket nga videoja gjyshes i ka ngelur hatri për komentet e publikut,për të cilat Kiara mundohet ta qetësojë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/kiaratito/3069089990217965715/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ckq6pwoL74I/