Gjatë spektaklit të djeshëm, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, janë futur sërish Kiara, Efi, Ronaldo dhe Bledi Mane.
Që në hyrjen e saj, Efi ka nisur sulmet dhe ‘kërcënimet’ ndaj Deas, pasi ishte nominimi i kësaj të fundit që e largoi nga gara.
Gjithashtu, teksa konsumonin darkën, Efi i ka kërkuar llogari Luizit për tatuazhin që ai bëri brenda shtëpisë së BBV.
“Si guxove. Sa i shpifur”, është shprehur Efi me shaka.
Ndërsa e menjëhershme ka qënë reagimi i Kiarës, e cila i thotë se është i bukur dhe se ajo do i bëjë asaj tatuazh pasi të dalin nga shtëpia e famshme.
Linku: https://www.instagram.com/reel/Cqhtp9ZMScp/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cpf_OW7IWfR/?utm_source=ig_web_copy_link