ShowBiz

Nuk u del inati, Efi dhe Kiara vazhdojnë debatin duke akuzuar njëra-tjetrën

Spektakli i mbrëmjes së djeshme nuk ka qënë aspak i qetë për sa i përketë raportit mes Efit dhe Kiarës.

Dyshja e njohur kanë debatuar gjatë “Prime” duke hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për sa i përketë hatërmbetjeve jashtë.

Edhe pas spektaklit vajzat nuk kanë gjetur qetësi, pasi kanë vazhduar sërish debatin e ashpër mes tyre.

“Është e turpshme që këtë diskutim vjen dhe e hap këtu. Duke të konsideruar shoqe, ti e di shumë mirë që prej meje je afruar me Luizin.

E dinë të gjithë që ti me mua ke qenë shoqe në fillim, mbylle këtë diskutim, se mbete duke folur në njerëz”, është shprehur Kiara.

Nga ana tjetër Efi e ka cilësuar sjelljen e saj të shëmtuar dhe madje është shprehur se Kiara ka gënjyer.

“Ça thu mi? E kupton sa e shëmtuar që je bërë qëkur je kthyer

Kur të dalim jashtë do të faktoj unë se ti ke gënjyer, doli një video dhe unë i tashë Luizit se pse më rri ftohtë!”, është shprehur Efi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cqpepy8sCif/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cqpepy8sCif/