ShowBiz

“Na përndoqi me pistoletë”, Arjola Shehu tregon historinë e frikshme

Arjola Shehu është një nga moderatoret më të dashura.

Edhe pse prej vitesh ajo është pjesë e ekranit, Arjola përpiqet ta mbajë jetën e saj private sa më larg vëmendjes së mediave.

Së fundmi moderatorja ka qënë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ndër të tjera ka ndarë me publikun një histori personale të frikshme.

Ajo tregoi sesi vite më parë ishte përndjekur nga një person i armatosur teksa kishte qënë e ftuar së bashku me Evi Reçin në një televizion në Kosovë.

“Do ta tregoi këtë histori. Nuk e kam treguar asnjëherë. Ka qënë një përjetim sa tani aq sa qesh edhe më krijohet një ankth.

Ishim të ftuara për pavarësinë e Kosovës në 2018, dalim nga televizioni marrim taksinë dhe shohim një person që po na ndiqte.

Ne vazhduam rrugën, sepse nuk e njihnim, por ky person na ndjek dhe përndjek në 12 të natës. Bënte me shenjë për të ndaluar dhe pasi ndalon afrohet tek xhami dhe bën sikur po merrte armë nga pas.

Isha me mikeshën time, Evi Reçin dhe ai më kërkoi mua të shkoja me të. Pasi shkuam në komisariat e bukura e gjithë historisë është se ai djalë më kishte ngatërruar me të fejuarën e tij, e cila është një person i njohur në Kosovë, por që unë nuk do e bëj publike”, ka rrëfyer Arjola.

Linku: https://youtu.be/m10RD2Belmg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfUXiEsjlFO/?utm_source=ig_web_copy_link