ShowBiz

“Ti qeshe me sëmundjen time”, Nita vë me shpatulla pas murit Kiarën

Nita ka pasur një debat shumë të ashpër me Luizin, Kiarën dhe Efin.

Mesa duket hatërmbetjet ka nisur me rikthimin e vajzave sërish në “Big Brother VIP” dhe ka shpërthyer pas Prime-t së kaluar.

Gjatë spektaklit është risjellë sërish në vëmendje për t’u diskutuar debati mes Nitës dhe Luizit, i cili në një moment e ka prekur këngëtaren tek sëmundja e saj.

Nita vuri në dukje se Kiara ka qeshur me këtë fakt, mirëpo nga ana tjetër moderatorja është justifikuar.

Ajo është shprehur se nuk ka qeshur me faktin se Luizi i përmendi sëmundjen, por me një tjetër batutë të këtij të fundit.

Linku: Big Brother VIP

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cq6LmyXoLL8/?utm_source=ig_web_copy_link