ShowBiz

A do të shkojë Harry në kurorëzimin e Charles, zbulohen detaje të reja

Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III pa Meghan Markle.

Kurorëzimi i mbretit Charles është një nga ngjarjet më të diskutuara së fundmi në Britani.

Të gjithë janë kurioz të dine kush do të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm.

Pjesa më e madhe kanë kuriozitet nëse Harry me familjen e tij të ngushtë do ti bashkohen ceremnisë.

Pas javësh spekulimesh të tensionuara, Princi Harry konfirmohet se do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III.

Megjithatë, Meghan Markle nuk do t’i bashkohet.

“Pallati Buckingham është i kënaqur të konfirmojë se Duka i Sussex-it do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj”, tha një zëdhënës i pallatit për Page Six.

Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Ky do të jetë ribashkimi i parë i Harry-t me anëtarët e familjes mbretërore që nga publikimi në janar i kujtimeve të tij të suksesshme, “Spare”.

Linku: https://pagesix.com/2023/04/12/prince-harry-to-attend-king-charles-coronation-without-meghan/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meghan.markle.official/