ShowBiz

Avantazh në lojë! Luizi vë në sfidë Dean dhe Efin, ja kush shkoi në nominim

Duke qenë se fitoi statusin e liderit të shtëpisë, Luizi u njoftua nga Vëllai i Madh për avantazhin që ai fitoi.

Ai kishte mundësinë të zgjidhte dy banorë për t’i vënë përballë njëri-tjetrit, të cilët duhet të zhvillonin një lojë.

Dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda.

Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fiton, shpallet imun.

Dy banorët, duhet ta pasonin topin edhe kur ata shkonin në tualet, në dhomë të rrëfimit, si dhe në çdo ambient tjetër të shtëpisë.

Luizi zgjodhi Efin dhe Dean.

Sfidën e ka fituar Efi duke çuar në nominim përsëri Dean.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/luiz_kampion/