Shumë pak ditë na ndajnë nga kurorëzimi i Mbretit Charles. Në ceremoni do të përformojnë këngëtarët më në emër. Tashmë është zbuluar pjesa më e madhe e emrave
Katy Perry, Lionel Richie dhe Andrea Bocelli kanë rënë dakord të performojnë në koncertin e ardhshëm të kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Të premten, BBC njoftoi formacionin për ngjarjen që do të zhvillohet të dielën, 7 maj.
Perry, 38, Richie, 73 dhe Bocelli, 64, janë ndër yjet më të spikatur në listën, e cila përfshin gjithashtu grupin britanik të popit Take That, si dhe Sir Bryn Terfel, Freya Ridings dhe Alexis Ffrench.
Linku: https://pagesix.com/2023/04/14/katy-perry-lionel-richie-to-perform-at-king-charles-coronation/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CrBicJ3tBwM/