ShowBiz

I montuan një video fyese, Mihrije Braha zbulon çfarë do të ndodhë me personat që fshihen pas kësaj

Mihrije Braha është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare.

Emri i këngëtares është përfshirë në një video fyese.

Ky ka qenë një video e montuar e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Këngëtarja ka reaguar në emisionin Shqipëria Live ku tregon se në video nuk është ajo por ka pasur nga ata që e kanë përdorur për ti ofenduar.

Video ishte e shëmtuar dhe skandaloze e bërë në atë mënyrë për të më dëmtuar.

Nuk është hera e parë që atakohemi unë dhe partneri por nuk kemi reaguar deri në këtë pikë por ky ishte kulmi dhe prandaj vendosëm të marrim masa strikte.

Njëri prej tyre që ka montuar videon i ka shkruar të lutem hiqe postimin sepse jam njeri familjar. Po ashtu i kanë kërkuar të tërheqë padinë. Këngëtarja u shpreh se vendimin për ti burgosur e ka në dorë ajo por do ta lërë që të vendosë publiku.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FAlbtJdZGdE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mihrijebraha/