ShowBiz

A do të bënte ndërhyrje për tu dobësuar, ja si përgjigjet Bebe Rexha

Bebe Rexha ka qenë një zë i fortë në botën e showbizit për të gjitha vajzat që kanë komplekse për disa kilogram më pak apo më shumë.

Bebe jo pak herë ka theksuar se ndihet mirë me format e saj pavarësisht kritikave dhe paragjykimeve në rrjet.

Këngëtarja në daljen e saj të fundit është pyetur nëse e ka menduar të bëjnë ndonjë ndërhyrje për tu dobësuar.

Përgjigjia e saj na la të kuptojmë se një gjë e tillë nuk ka qenë dhe s’do të jetë në planet e saj.

‘Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, ke hequr qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë. Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale’, tha Bebe.

Linku: https://www.rollingstone.com/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/ClJ-irJPCCz/