ShowBiz

I rritur me prindër të ndarë, Graciano Tagani rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Graciano Tagani është një nga figurat më të njohura të ekranit.

Balerini ka folur së fundmi për një nga periudhat më të vështira të jetës.

Ai ka qënë i ftuar në rubrikën “Mama Single” në “E diell” ku ka zbuluar se nuk ka qënë aspak e lehtë për të pasi është rritur pa pasur një baba në krah.

 “Patjetër që ndikon sepse të mospasurit një baba në krah… Me ça kam vënë re gjërat kanë ndryshuar, sepse më parë nuk ka pasur emisione të tilla ku njerëzit ta pranojnë hapur që nuk është fundi i botës ndarja e dy prindërve apo një çifti, sepse shumë më mirë është një ndarje apo harmonia e një çifti sesa një familje ku fëmija sheh dhunë, sherre dhe ka një ngarkesë emocionale që i ndikon më vonë.

Nuk është e lehtë aspak. Edhe për mua nuk ka qenë aspak e lehtë megjithëse kam pasur një nënë heroinë, dhe jam rritur me shumë dashuri, gjë që më ka bërë mua një njeri më të mirë sot që sheh gjërat me pozitivitet, duke shmangur anët negative.

Jeta vazhdon dhe njeriu duhet të rritet dhe të shoh synimet e veta, pak rëndësi ka nëse ke një apo dy prindër. Mjafton që të jenë shëndosh e mirë dhe të dy të jenë prindër shumë të mirë, megjithëse nuk kanë qenë të mirë për njeri- tjetrin”, është shprehur Graciano.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/graciano_tagani/