ShowBiz

‘E kam zemrën plot’! Albina Kelmendi reagon pas kualifikimit të Shqipërisë në finale

Albina Kelmendi ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në finalen e Eurovision 2023.

‘E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua, shkruan Albina.

Kënga dhe performanca e familjes Kelmendi ngriti në këmbë skenën e madhe të Eurovision.

Ky projekt ka shkaktuar shumë bujë dhe në mediat e huaja.

Shtetet e pretendente për fitore flitet se këtë vit po e shikojnë Albina Kelmendin si konkurrente të fortë.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.

Linku: https://www.instagram.com/p/CsHy2d_qPJz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kelmendialbina/