ShowBiz

Johnny Depp nënshkruan kontratën me vlerën më të madhe ndonjëherë me Dior

Aktori rifitoi marrëveshjen me aromën pas padisë me ish-bashkëshorten Amber Heard. Sipas Variety, marka e pagoi atë pothuajse dyfishin e asaj që fitoi Robert Pattinson si zëdhënës i Dior Homme.

Duke theksuar se një burim anonim i shpjegoi portalit se “shumica e A-listers me marrëveshje aromash marrin rreth 2 milionë deri në 4 milionë dollarë në vit si Chris Pine, marrëveshja e të cilit me Armani vlerësohet me 4 milionë dollarë në vit për 3 vjet”.

Depp u bë fillimisht fytyra e aromës së meshkujve në vitin 2015 dhe vazhdoi të punojë me shtëpinë luksoze të modës mes problemeve të tij ligjore me Heard, e cila e akuzoi atë për abuuzim fizik dhe sulm se*sual.

Dior e mbështeti Johnny-n gjatë provës së tij dhe shitjet e kolonjës që ai reklamon, Sauvage, u rritën , madje duke u renditur ndër kolonjet më të shitura të vitit.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/05/13/645fba32ca4741fb198b4576.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/johnnydepp/tagged/