ShowBiz

“Më dha qetësinë, por më mori gjënë e shenjtë”, Vesa Lumi zbulon çfarë i rrëmbeu jetesa në Zelandë

Vesa Luma është një nga artistet më të dashura të estradës sonë.

Edhe pse prej vitesh ajo së bashku me familjen e saj jeton në Zelandën e Re, këngëtarja vazhdon të jetë tepër e ndjekur nga publiku shqiptar.

Së fundmi Vesa Luma, ka qënë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka zbuluar më tepër për katër vitet e fundit.

Ndër të tjera ajo ka treguar se jetesa në Zelandë e ka ndihmuar për të patur një jetë më të qetë, por i ka rrëmbyer frymëzimin.

“Nuk kam më frymëzim. Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës, e cila është psikologe dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi Vesa.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrgYqN9KCJd/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==