ShowBiz

DJ Benito zbulon të papriturën që i ndodh gjatë performancave për shkak të bashkëpunimit me Luizin

DJ Benito është një nga emrat në ngjitje në tregun muzikor.

Në pjesën më të madhe të klubeve shqiptare dhe jo vetem DJ i njohur ndez atmosfern.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në Top Albania Radio.

DJ foli për projektet profesionale që e presin këtë verë. Beniton e pret një verë e ngarkuar duke qenë një nga DJ e preferuar për pjesën më të madhe të klubeve të natës.

Benito u shpreh se e presin shumë projekte, evenete dhe bashkëpunime.

Ai tregoi dhe për bashkëpunimin me Luizin.

Tani kanë filluar të më përkufizojnë si DJ i Luizit dhe pse unë kam punën time u shpreh ai në radio.

Duke më perceptuar si DJ i Luizit më ndodh që kur shkoj të luaj muzikë publiku të brohërasin duke menduar se do të futet dhe ai por më pas e kuptojnë se jam vetëm unë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=PwgYKNaQU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/djbenitoooo/