Aktorja e njohur, Olta Gixhari është vendosur sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”.
Ajo dhe këngëtari, Luiz Ejlli kanë qënë dy polet kryesore të shtëpisë, dy nga banorët më të fortë të saj.
Edhe pse gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ata kanë patur shumë situata të tensionuara, përsëri respekti mes tyre duket se ka mbetur.
Olta ka postuar së fundmi një shkrim të gjatë dedikuar eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme, ku nuk ka lënë pa përmenduar Luizin.
“Ja dhe BB zyrtarish mbaroi! Faleminderit me zemër publik i dashur per mbështetjen,komentet,sygjerimet, përqafimet dhe vëmendjen që më keni kushtuar.
Faleminderit dhe ju që me stoicizem më urryet deri ditën e fundit, faleminderit që u përfshitë kaq shumë.
Do ta ruaj gjatë në mendjen time si një eksperiencë të cmuar, ku përjetova emocione te mëdha lot, zhgënjim, gëzim, të papritura e surpriza. Ju kërkoj ndjesë për çdo herë që e kam kaluar masën
Ky ishte BB qe theu çdo rekord shikueshmërie, disa do ta mbajnë mend si bigu i Luizit dhe Oltës disa Luizit e Kiarës disa bigu i Luizit!
Dhe po tani që çdo gjë mori fund dua të them një të vërtet të madhe, më ka përmendur çdo ditë në shtëpi pasi unë ika, sot dua unë të t’them dy fjal, aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë, ti ma ke vështirsuar dhe ma ke zbukuruar rrugëtimin tim! Ishte kënaqësi të “luftoja” kundër teje”, shkruan Olta.
Linku:
https://www.instagram.com/p/Csgp14ct116/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Csgp14ct116/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==