Vrasja e 28 vjeçares shqiptare nga partneri ka tronditur vendin.
Vajza vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në parking në Gjermani.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe dyshohet se e reja me orgjinë shqiptare u vra nga burri i saj.
Viktima është identifikuar si Jetmira Beka. Çifti ishin ndarë si pasojë e dhunës.
Këto ngjarje makabër në rritje kanë tronditur opinionin publik dhe një pjesë të personazheve të estradës.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet për ngjarjen e rëndë por vëmendjen e morën këta personazh.
Fjoralba Ponari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar kështu:
‘Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palcë frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri që vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve’-shkruan ajo.
Një tjetër reagim ka ardhur nga Einxhel Shkira.
Mirdita shqiptarë nga një tjetër mashkull me burrëri dhe autoritet. Ngushëllime familjes që e humbën vajzën e tyre se nuk pranoi ti nënshtrohej dhunës.
Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/3108980480732827673/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/