ShowBiz

Problemet shëndetësore vijojnë, Celine Dion anulon të gjitha koncertet

Celine Dion anulon të gjitha koncertet e planifikuara deri në prill 2024 pas diagnostikimit me sëmundjen e rrallë.

Kujtojmë që pak kohë më parë, këngëtarja është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit. Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion.

‘Unë nuk po dorëzohem,’ tha këngëtarja legjendare, e cila shpalli diagnozën e saj.

Céline Dion ka anuluar të gjitha datat e planifikuara të turneut të saj deri në prill 2024.

Krahas deklaratës, e cila konfirmoi se ajo po anulonte 42 takime në total të turneut të saj Botëror Courage, Dion shkroi se megjithëse është zemërthyer, ajo “nuk heq dorë”.

Linku: https://people.com/celine-dion-cancels-concerts-until-april-2024-7504532

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8d78IfnQvZ/