ShowBiz

Zbulojnë rekordin, Kourtney dhe Travis flasin hapur për se*sin

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë zbuluar më shumë detaje nga jeta e tyre sentimentale në daljen e fundit.

Në premierën e sezonit të tretë të “The Kardashians”, i cili u transmetua të enjten në Hulu shfaqet një moment kur Kourtney i thotë motrës së saj Khloe se i duhet 5 minuta të ngjitet te dhoma e gjumit për të bërë diçka, e më pas kthehet pas 15 minutash.

Ajo i shpjegon Khloe se çifti thyen rekord për kohën më të shkurtër teksa kryenin marrëdhënie seksuale. Travis Barker u shpreh se zakonisht atyre u duhen orë për të mbaruar por minimumi ishte 15 minuta.

Për shkak se ajo dhe Travis ishin përpjekur në mënyrë aktive të kishin një fëmijë së bashku dhe vendosën se kishin përfunduar me IVF, çifti duhej të përfitonte nga momenti natyror i krijimit të foshnjës.

“Jam shumë e lodhur,” tha Kourtney më vonë, ndërsa Khloé iu përgjigj me shaka, “Ndoshta nga kryerja e seksit tuaj 20-minutësh në katin e poshtëm.”

Me të qeshur, Kourtney pranoi: “Epo, ne e patëm një këtë mëngjes për rreth një orë e gjysmë, dhe unë pata një natën e kaluar dhe një ditë më parë.”

Kourtney dhe Travis kanë pasur një vit të stuhishëm. Dyshja fillimisht patën një dasmë në Las Vegas në “One Love Wedding Chapel” pas ndarjes së çmimeve Grammy 2022 më 4 prill.

Linku: https://people.com/kourtney-kardashian-travis-barker-90-minute-morning-sex-7503397

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cj86ecpvpZY/