ShowBiz

08/24/2021 Jennifer Lopez and Ben Affleck hold hands as they head out on a date in Los Angeles. The 52 year old singer and actress wore a black sleeveless top, plaid skirt, and Louboutin sheer heels. Affleck looked dapper in a black dress shirt, dark jeans, and leather boots. sales@theimagedirect.com Please byline:TheImageDirect.com

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck blejnë rezidencën luksoze

Çifti i njohur, këngëtarja Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck tanimë kanë blerë një shtëpi të re, që nga mediat amerikane u cilësua si “e mahnitshme”.

Shtëpia e re e çiftit posedon një kinema, dhomë vere, sallë pritjeje uiski dhe një spa me një sallon flokësh dhe thonjve, si dhe një sauna dhe dhomë masazhi.

Rezidenca e re e dyshes ka po ashtu një strukturë të veçantë sportive prej 5 mijë metrash katrorë, e cila përfshin një fushë të brendshme sporti, ring boksi dhe sallë pritjeje sportive, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Në ndërkohë, ekipet punëtore që po merren me transportimin e gjërave të çiftit në rezidencën e re, duket se po bëjnë një punë kolosale, pasi që të njëjtit u panë duke vendosur moblije, piktura dhe shumë gjëra të tjera.

Lopez dhe Affleck patjetër që janë me fat, sepse e njëjta pronë në vitin 2018 ishte renditur për shitje me çmim prej 135 milionë dollarë amerikanë, por të njëjtën çifti e kanë blerë me një çmim shumë më të ulët – rreth 60 milionë sosh.

Prona e re e çiftit konsiderohet si “xhevahiri i kurorës së Wallingford”, derisa rezidenca njihet për ofrimin e një sigurie të nivelit shumë të lartë.

Linku: https://ktla.com/news/local-news/jennifer-lopez-ben-affleck-purchase-60-million-beverly-hills-estate/

Foto: Instagram