Para pak kohësh një video e Megi Pojanit dhe motrës së saj duke u shfaqur gazmore në ambientin e varrezave të një të afërmi të saj theu rrjetin, duke shkaktuar polimika në publik.
Shumë ndjekës e kanë kryqëzuar Megin, si për sjelljen e pahijshme por ashtu dhe për postimin e videos në rrjete sociale.
Kjo video është rikthyer si tematikë diskutimi dhe në emisionin “Ditë Pas Dite” në RTSH, me moderatore Fjodora Fjorën.
I ftuar ishte dhe Aldor Nini, themeluesi i Acromax, kompani e cila ishte përgjegjëse për bllokimin dhe fshirjen e kësaj videoje.
Për të gjithë ndjekëst të cilët janë kurioz për arsyen e fshirjes së videos nga rrjeti, ja çfarë tha Acromax Media për çështjen:
“Videoja është pronë intelektuale e Megit. Komentimi dhe kritizimi i videos për arsye gazetarie është i lejueshëm, por në momentin që ky material përdoret për ofendim, fyerje, tallje athere nuk është e lejueshme.”
Gjithëashtu duhet theksuar që e gjithë video nuk është domosdoshmërisht e nevojshme për tu kritizuar , kështu që ligji përcakton që vetëm një pjesë shumë e vogël ose edhe vetëm një foto nga video mundet të jetë e nevojshme për ta cituar videon.
Linku:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpsvmU_tR1y/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==