ShowBiz

Angela Martini na bën ‘sytë zemra’ me postimin më të fundit!

Supermodelja e njohur Angela Martini sdi gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka patur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me ne një video shumë të ëmbël të vogëlushit dhe partnerit të saj duke luajtur së bashku dhe padyshim na i ka bërë ‘sytë zemra

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime.

E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Burimi:  https://www.instagram.com/p/Cs1gOoYsd9o/

Foto;  https://www.instagram.com/p/Cs1gOoYsd9o/