ShowBiz

Tayna dhe Kida bashkojnë forcat për të sjellë një hit veror

Bashkëpunimet muzikore pritet të jenë formula e suksesit që artistët tanë duket ta kenë paraparë edhe për këtë verë.

Një i tillë, ditëve në vijim do të publikohet edhe në mes të dy këngëtareve goxha me nam – Taynës dhe Kidës.

Këtë e ka konfirmuar ‘Prive’, derisa dueti pritet të jetë një nga hitet e verës, nisur nga sukseset që dyshja kanë korrur si në projektet solo, ashtu edhe në bashkëpunimet me artistë të tjerë.

Duetet në mes të artisteve vajza në tregun tonë janë mjaftë të rralla dhe mund të numërohen fare lehtë – Tayna në të gjithë karrierën e saj numëron veç një të tillë, atë me Dafina Zeqirin “Bye Bye”, të publikuar tre vjet më parë.

“Bye Bye” ishte një ndër këngët më të suksesshme të saj dhe e njëjta aktualisht numëron afro 80 milionë klikime, ani pse miqësia mes dyshes Tayna-Dafina, ka marrë fund që kohë më parë.

Edhe Kida njëjtë si Tayna, bashkëpunimet i ka më të shpeshta me artistë sesa me gjininë e njëjtë. Në vitin 2016, ajo kishte publikuar këngën “Uh Baby” në duet me Xhensila Myrtezajn, e që po ashtu ishte një hit që tani për tani numëron mbi 55 milionë klikime në YouTube.

Me Dafina Zeqirin bashkëpunime ka edhe Kida, veç se për dallim nga Tayna, ylli i hitit “Drunk” ka dy duete me Duffye.

“Aj me mu so” dhe “Luje belin”, janë dy projektet që bënë bashkë Kidën me Dafinën dhe që të dyja rezultuan të jenë të suksesshme.

Ekzistojnë aludime, se ideja për bashkëpunim në mes të Taynës dhe Kidës ka ardhur pas një koncerti të dyshes në Gjermani, ku ato kishin performuar pranë komunitetit shqiptar atje.

Linku:  https://klankosova.tv/tayna-dhe-kida-i-bashkojne-forcat-video/ ]

Foto: https://www.instagram.com/tayna/