ShowBiz

A ka qenë në një lidhje me Semi Jaupaj, Roni heq dyshimet pas kaq kohësh

Semi Jaupaj dhe Roni muaj më parë bënë shumë zhurmë në media.

Dyshja u përfolën për një romancë të mundshme.

Megjithatë gjithçka ka mbetur në kontekstin e thashethemeve pasi në asnjë moment nuk kishte një konfirmim.

Së fundmi Roni ka qenë i ftuar në ‘Mos i bjer me top’.

Roni tregoi se kanë pasur një shoqëri të afërt.

“Flasim. Nuk i ndaj me askënd rrugët keq. Nuk mund të them që kam qenë në lidhje. Kemi qenë shumë të afërt”, tha ai.

Këngëtari hodhi poshtë dyshimet duke theksuar se kanë qenë thjeshtë miq.

Roni ndër të tjera ai tregoi se është në një lidhje dhe vajza që i ka vjedhur zemrën nuk i përket botës së estradës.

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=rPV93VWbfxU

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CtT3rgBoJyF/