ShowBiz

Plot 1 muaj me ty sot! Eliona Pitarka i bën dedikimin e ëmbël të bijës

Eliona Pitarka 1 muaj më parë u bë nënë për herë të dytë. Familja e tyre u zgjerua me një tjetër vajzë.

Në 1 mujorin e të voglës së shtëpisë Eliona ka ardhur me një dedikim special.

‘Plot 1 muaj me ty sot!
Ti je e dyta nga rradha por jo për nga rëndësia. Ti me tregove sesi zemra e nje nënë kurrë nuk ndahet por shumëfishohet.
Është e vërtetë që ti nuk më ke berë mama për herë të parë por ti më ke berë një mama akoma më të mirë.

Ti e ke berë motrën tënde fëmijë akoma më të gëzuar, padurimi i saj për të ardhur nga çerdhja e për të të mbytur me puthje e përqafime është pamja më e bukur që më kanë zënë sytë.

Ti e kë bërë atë më të dashur, më të ëmbël, je duke i mesuar asaj sesa e rëndësishme dhe e bukur është të ndash gjërat me njerëzit që do. Ti e vogla jonë na ke shtuar dashurinë e jetën! Të duam, mami, babi dhe Gala.’

Linku: https://www.instagram.com/elionapitarka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elionapitarka/