ShowBiz

Në pushime me Fifin, Juliana Nura poston portretin e bukur familjar të këngëtares

Modelja e njohur, Juliana Nuri ka nisur pushimet së fundmi, por jo vetëm.

Ajo ka zbuluar përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram se pushimet po i kalon së bashku me këngëtaren e njohur, Fifi.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fifi, partneri i saj Adis Patushi dhe vogëlushi i tyre, Theo Mal po shijojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Modelja, e cila u bë akoma më e njohur për publikun shqiptar në formatin “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me ndjekësit e saj një portret të ëmbël të familjes së këngëtares, Fifi ku shkruan:

“Pushime në fundjavë me këta zogjtë e dashuruar. Faleminderit që ishit me mua”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/iamjuliananura/3129149584213996912/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqvOBlDN4Gf/