Antoneta Koçi u bë e njohur më shumë për publikun nga programi i Për’Puthen.
Më pas ajo u bë pjesë e Big Brother Vip por eksperienca e saj nuk zgjati shumë.
Antoneta ka folur rreth paragjykimeve që ka marrë për shkak të vendimit për të hyrë në një program si Për’Puthen.
A i ka ndikuar ky vendim në raport me djemtë që ka njohur më pas?
Antoneta është në një lidhje dhe theksoi se më shumë i ka ndikuar fakti që është një vajzë ekrani se pjesmarrja në një emision dashurie.
‘Është më e lehtë për ta sepse na kanë parë si sjellemi në raport me djemtë.’
Për eksperiencën në Big Brother, Antoneta u shpreh se ishte si një sprovë për lidhjen e tyre për të kuptuar dhe njohur më shumë njëri- tjetrin në situata jo të zakonshme. I dashuri ka qenë një nga suportuesit më të mëdhenj të saj në rrugëtimin e Big Brother. Ndërsa për sa i përket daljes në PërPuthen tha që nuk ka ndikuar negativisht pasi djemtë kanë pasur mundësinë ta njihnin pak më shumë nga ekrani.
Linku:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtgnGAPtAYv/