ShowBiz

Pas Bebe Rexhës, goditet në skenë një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare

Pak ditë më parë, artistja e njohur Bebe Rexha u përball me një të papritur gjatë koncertit të saj.

Teksa performonte në skenë ajo është goditur nga një fans me telefon në fytyrë.

Kështu artistja me origjinë shqiptare përfundoi me tre të qepura pak sipër syrit.

Sikur të mos mjaftoi vetëm kjo, një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare ka rënë pre e sulmit teksa performonte.

Ylli i popit, Ava Max u sulmua gjatë një koncerti të saj në Los Angeles.

Nga pamjet e shpërndara me shpejtësi në rrjet shihet sesi këngëtarja është qëlluar papritur nga një vizitor, ndërsa një roje sigurie e nxjerr nga skena.

“Më goditi aq fort sa më gërvishi pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje”, është shprehur Ava në Twitter.

Linku:

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsUwglbJKqH/