ShowBiz

Shpat Deda bën rrëfimin emocionues

Në një mbrëmje speciale në “A Live Night”, këngëtari Shpat Deda ka hapur zemrën e ka folur si për karrierën, ashtu edhe jetën e tij private.

Gjatë intervistës, artisti ka treguar një lidhje të ngushtë shpirtërore me të afërmit e tij. Këtu e kemi fjalën për gjyshërit.

Shpati e ka vuajtur shumë humbjen e gjyshes së tij, aq sa iu deshën dhjetë vjet për të krijuar një këngë për të, që ta nderojë prezencën e saj.

Gjyshja ka qenë shumë e rëndësishme jo vetëm për mua, por për krejt fëmijët. Gjatë komunizmit ajo nuk ka mundur të vijë as të shohë fëmijët e vet fare. Kur janë hapur kufijtë, menjëherë ka ndodh takimi. Gjyshja ka jetuar këtu deri në 28-ën, pastaj është martu me gjyshin, pastaj ka ardhur në Prishtinë ku ka jetuar deri në fund të jetës.

Gjyshi im ka qenë i pari që ka përkthyer veprat e Sami Frashërit. Gjyshja ime nuk arriti të më shihte mua të famshëm. Mendoj se do të ishte shumë krenare për mua. Me gjyshen kam kaluar shumë kohë, më ka mësuar shumë. Kam ndenjur afër 10 vite që kur ka vdekur gjyshja, që të bëja një këngë që e nderon prezencën e saj.”– tha Shpat Deda.

 Linku: https://www.youtube.com/watch?v=bibgFgI3ou8

Foto: https://www.instagram.com/p/Ctwg3avo_zW/