Kourtney Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të katërt. Ajo dhe Travis Barker janë më të lumtur se kurrë, gjë që ka kuptim pasi është diçka për të cilën ata kanë kërkuar prej kohësh.
Ylli i reality zbuloi shtatzëninë e saj disa ditë më parë në një video që postoi në Instagran, në të cilën ajo shihet në audiencë në një koncert të Blink 182 duke mbajtur një tabelë të vogël ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”.
Kësaj radhe ylli i Keeping Up with the Kardashians ka postuar një seri fotosh, njëra prej të cilave tregon edhe barkun e rrumbullakosur.
Konkretisht, Kourtney pozon me rroba banje para pasqyrës dhe shkruan: “Verë e ëmbël”. Ajo po shijon pushimet me Travis dhe fëmijët e saj.