Travel

Qytetet më pak të jetushme në botë

Rikthimi në normalitet pas pandemisë shumëvjeçare të COVID-it po riformëson listën e qyteteve më të jetueshme në botë.

Ndërsa jetët e përmbysura kthehen në normalitet, objektet arsimore, shëndetësore dhe kulturore po përmirësohen, sipas Indeksit Global të Jetesueshmërisë 2023 të Economist Intelligence Unit (EIU), i cili përpilon listën.

Këtë vit, rezultati mesatar global ishte më i larti në 15 vjet.

Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti austriak Vjena mori titullin e qytetit më të jetueshëm në botë.

Kjo, bazuar në një gamë të gjerë treguesish, i ndjekur nga Kopenhageni.

Qytetet e Azi-Paqësorit ishin disa nga destinacionet më të përmirësuara, me tetë nga 10 lëvizjet më të mëdha në rritje që vinin nga rajoni.

Wellington i Zelandës së Re u ngrit 35 vende për të zënë vendin e 23-të, ndërsa Auckland u ngrit 25 vende për t’u ulur në vendin e 10. Hanoi, Vietnam u ngjit 20 vende në 129.

Nga 10 qytetet që kanë zbritur më shumë në renditje, tre ishin në Mbretërinë e Bashkuar – Edinburgh, Mançester dhe Londër – dhe dy në SHBA, Los Anxhelos dhe San Diego.

Shumica e qyteteve kineze ishin “gjërësisht të qëndrueshme në krahasim me rezultatet e vitit të kaluar”, sipas sondazhit.

Të dhënat u mblodhën më 13 shkurt dhe 12 mars.

Këto janë 10 qytetet kryesore më të jetueshme në vitin 2023 (numrat e renditjes janë të njëjta ku rezultatet e qyteteve ishin identike):

  1. Vjenë, Austri
  2. Kopenhagë, Danimarkë
  3. Melburn, Australi
  4. Sydney, Australi
  5. Vankuver, Kanada
  6. Cyrih, Zvicër
  7. Calgary, Kanada
  8. Gjenevë, Zvicër
  9. Toronto, Kanada
  10. Osaka, Japoni
  11. Auckland, Zelanda e Re

Dhe këto janë 10 të fundit:

164 Douala, Kamerun

165 Kiev, Ukrainë

166 Harare, Zimbabve

166 Dhaka, Bangladesh

168 Port Moresby, Papua Guinea e Re

169 Karaçi, Pakistan

170 Lagos, Nigeri

171 Algjer, Algjeri

 

Linku: https://www.visualcapitalist.com/ranked-the-most-and-least-livable-cities-in-2022/

Foto: Freepek.com