ShowBiz

Cardi B reagon ndaj akuzave të partnerit për tradhti

Cardi B dhe partneri i saj Offset kanë rrëmbyer vëmendjen e rrjetit.

Reperi postoi së fundmi një postim ku i tregonte botës se partnerja e tij, Cardi B e kishte tradhëtuar pas shpine.

E mërzitur nga postimi i tij Cardi reagoi përmes një postimi në Twitter duke cituar disa fragmente nga “I should have cheated” të Keyshia Cole.

“Para së gjithash, më lejoni të them, nuk mund të më akuzoni për të gjitha gjërat që dini për të cilat jeni fajtore”, tha Cardi. “Këndojeni me mua, ju të gjithë! Dhe e shoh që është e lehtë për ju të fajësoni mua për gjithçka. Po, zemër!”
Reperja e “I Like It” me sa duket po i referohej një postimi që pretendohej se Offset kshte shpërndarë në Instagram, në të cilin ai shprehej se ajo kishte bërë seks me një burrë tjetër pas shpinës së tij.

Postimi është fshirë që atëherë dhe nuk dihet me siguri nëse në të vërtetë ishte Offset ai që e postoi.

Mirëpo sipas Cardi B, ajo nuk do ta bënte kurrë këtë gjë pasi nga fakti që është e famshme gjithçka do të merret vesh.

Linku: https://www.tmz.com/2023/06/26/cardi-b-offset-cheating-accusation/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CtPlFGvuOFc/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==