Blogerja, Sarah Berisha është kthyer në një personazh tepër të njohur dhe të dashur për publikun.
Romanca e saj me Dj PM e krijuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Sarah është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk heziton të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Ajo udhëton shpesh drejt Kosovës për shkak të partnerit të saj që jeton e punon andej dhe gjithmon përballet me të njëjtin problem.
Edhe më parë blogerja na ka zbuluar se gjithmon PM e këshillon të marrë me vete veshje të trasha ndërsa udhëton për në Kosovë pasi moti atje është më i freskët se në Shqipëri.
Mesa duket për të disatën herë Sara nuk ka zënë ‘mend’ dhe e ka pësuar sërish.
Ajo ka përfunduar si gjithmon duke veshur bluzet e dj të njohur.
“Sarah fiksoje në mendjen tënde: Mos u nis më kurrë për Kosovë pa marr një veshje të trash me vete. Faleminderit!”, shkruan blogerja duke i vendosur kështu një ultimatum vetes.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarah.berisha/3135216844138828895/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CuAUO-UM49Z/