ShowBiz

Publikohen bisedat, Bebe Rexha drejtë ndarjes nga Keyan Safari

Bebe Rexha përveç muzhikës shpesh e shikojmë të marrë vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj private.

Bebe shpesh është përballur me paragjykime të forta për shkak të peshës së saj por gjithmonë ka pasur mbështetjen e partnerit.

Keyan Safari e ka mbështetur dhe përkrahur atë në çdo hap të jetës por së fundmi duket se nuk e mbështet për shtimin në peshë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bebe teksa ka postuar në InstaStory mesazhin e që i ka dërguar i dashuri, ku ky i fundit ka qenë i sinqertë me të.

“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete. A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ju më quani topolakë dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua,”- tha i dashuri i Bebes.

Ndër të tjera Safari gjithashtu tha se këngëtarja po përpiqej që të gjente arsye për t’u ndarë me të, pasi ai nuk e ka problem peshën e saj.

“Nëse ti je duke gjetur arsye për tu ndarë me mua kjo ka kuptim, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse nuk je e lumtur me mua, veten tënde, me jetën dhe nuk sheh të ardhme bashkë është në rregull sepse kjo është arsye. Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë.”- ka shkruar Safari.

Linku: https://www.insider.com/bebe-rexha-boyfriend-keyan-safyari-text-weight-gain-2023-7

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/