Lajmi mbi arrestimin e Gigi Hadid pushtoi rrjetin. Bëhet me dije se ikona e modës u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, sasi që iu gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar.
Supermodelja po niste një udhëtim vajzash në Ishujt Kajman kur u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts.
Dy ditë më vonë Hadid dhe shoqja e saj u akuzuan zyrtarisht gjatë një paraqitjeje në gjykatë, ku u deklaruan fajtorë dhe u gjobitën të dy me 1000 dollarë, sipas Cayman Marl Road.
Kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. për lirimin e saj, Gigi bashkë me miken e saj dhanë nga 1 mijë dollarë dhe u liruan me kusht.
Linku: https://www.eonline.com/news/1380481/gigi-hadid-released-after-being-arrested-for-marijuana-in-cayman-islands
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gigihadid/